Edhe pas më shumë se 20 vjet që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë, ende ka një numër të madh të plagëve të hapura. Si të pajtohemi dhe të jetojmë një jetë normale? Cilat janë pengesat në procesin e drejtësisë tranzicionale? Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballemi sot në rrugën e pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore të shqiptarëve dhe serbëve, por edhe të të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës?

Në lidhje me këtë temë në emisionin më të ri Sporazoom do të flasin Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe Gëzim Visoka, profesor i Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit.

Sporazoom do të transmetohet premierë ditën e mërkurën, më 2 qershor, me fillim nga ora 21:00 në TV Kim, TV Puls, TV Mir, TV Herc, si dhe në faqen në Facebook dhe kanalin YouTube të Sporazoom.

Pin It on Pinterest

Share This