Pjesëmarrësit e Shkollës së Integrimit Evropian kanë përfunduar me sukses programin dhe kanë marrë Çertifikatat e Pjesëmarrjes, të cilat u janë dorëzuar pjesëmarrësve gjatë vizitës studimore në Prishtinë më 26 Mars.
Pas përfundimit të aktivitetit të planifikuar në kuadër të vizitës studimore në Prishtinë, u organizua një
ceremoni nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ku u dhanë çertifikatat dhe gjithashtu
organizatat që morën pjesë në zbatimin e këtij projekti u takuan me: Lëvizjen Europiane në Serbi,
Komunikimin për Zhvillim Social dhe Aktiv-in. Pjesëmarrësit të cilët i plotësuan kushtet e përcaktuara u
pajisën me çertifikatat e pjesëmarrjes, i cili ishte aktiviteti i fundit zyrtar në këtë projekt.

Pin It on Pinterest

Share This