Shanset që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të finalizohet gjatë mandatit të Federica Mogherinit janë mjaft të ulëta. Platforma e Kosovës është në favor të finalizimit të dialogut të Brukselit. Elitat politike në Serbi dhe Kosovë nuk janë të gatshme për kompromis. Tatimet e vendosura mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina po e dëmtojnë Kosovën. E gjithë kjo u tha gjatë ngjarjes që u organizua në Klubin Social të Mitrovicës.

Presidenti i Lëvizjes së Rezistencës Serbe nga Kosova Momčilo Trajković theksoi se nuk ka një vullnet të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se ajo është një marrëdhënie jo e sinqertë.

“Elitat politike nuk janë të gatshme për të bërë kompromis me njëri-tjetrin, pavarësisht faktit se ata vazhdimisht flasin për kompromisin, ata e perceptojnë atë si një mënyrë për të forcuar konfliktin, si një mënyrë për të prishur marrëdhëniet, sidomos kur është fjala për shkëmbimin territorial, për shembull, në vend se të shkojë drejt stabilizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës “, tha z. Trajković.

Profesori i Universitetit dhe drejtori i RTV Mitrovicës, z. Nexhmedin Sahiu, gjithashtu morri pjesë në diskutim, ku shtoi se ekziston një interes thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por ai vuri në dukje se politikanët në këto qendra duhet të kontrollohen nëse ata po bëjnë diçka për këtë.

“I gjithë rajoni nuk do të shohë ndonjë progres nëse ka mungesë stabiliteti, kompanitë e huaja nuk janë të interesuara se kush duhet të fajësohet për gjendjen aktuale, qofshin serbët, shqiptarët, malazezët … nëse ka paqe dhe stabilitet ata do të jenë në gjendje të investojnë, por nëse nuk ka një të tillë, ata zgjedhin vende me më shumë siguri “, theksoi z. Spahiu.

Ai tregoi se çështja e taksave të vëna mbi mallrat serbe dhe boshnjake është produkt i mosbindjes së klasës politike të Kosovës dhe se një trajtim i tillë, para së gjithash, dëmton Kosovën, e cila është një vend i vogël që nuk mund t’i rezistojë Perëndimit.

Pin It on Pinterest

Share This