Në kuadër të projektit “Mbështetja e sipërmarrjes rinore përmes granteve të vogla”, Local Initiative LINK organizoi një panel diskutimi ku u diskutuan shumë tema që kanë të bëjnë me sipërmarrjen, cilat janë pengesat dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato, si dhe pse të rinjtë kanë frikë të fillojnë biznesin e tyre. Panelistët tanë ishin:

Jelena Savic, Menaxhere e Qendrës për biznes në Zveçan

Vladimir Vuckovic, Themelues dhe Drejtor i W3 Lab dhe Z1 Tech

Vladimir Zivkovic, Këshilltar për Zhvillim Gjithëpërfshirës, për Projektin “Rritja e Punësimit të të Rinjve” (EYE), Helvetas Kosova

Rreth 50 të rinj me interes të ngjashëm ishin pjesë e diskutimit të panelit dhe ky event doli të ishte një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbështetja e sipërmarrjes rinore përmes granteve të vogla”, mbështetur nga UNMIK – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe implementuar nga Local Initiative LINK

Pin It on Pinterest

Share This