Punëtoria e parë dyditore prej disa sosh në modulin për sundim të ligjit në Shkollën e këtij viti për Integrime Evropiane u mbajt më 28 dhe 29 shtator në Qendrën për Energji Qytetare në Mitrovicë.

Dina Rakin dhe Aleksandër Bogdanoviq nga Lëvizja Evropiane në Serbi në ditën e parë mbajtën punëtorinë interaktive për procesin e krijimit të politikave publike, mjeteve dhe të vlerësimit. U morën me përcaktimin e fazave, akterëve dhe instrumenteve, rolin e shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave publike, si dhe mënyrat e monitorimit dhe vlerësimit. Lidhur me këtë temë, vijuesit për detyrë patën edhe krijimin e punës praktike.

Ditën e dytë, më 29 shtator, mësimet e para mbajtën Sanja Sovrlliq, redaktore e Platformës “Crno-beli svet” dhe Miodrag Milliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ Aktiv, në temën watchdog i aktiviteteve të shoqërisë civile në Kosovë. Secili ligjërues, nga këndi i vet dhe në bazë të përvojave, ka folur për aktivizmin qytetar dhe veprimtarinë me përgjegjësi shoqërore, me theks në rolin e OSHC-ve në demokratizimin e shoqërisë në veri të Kosovës.

Në pjesën e dytë të ditës Tatjana Llazareviq, redaktore e portalit KosSev dhe Belul Beqaj, analist dhe profesor i shkencave politike, paraqitën përvojat dhe njohuritë e tyre të gjëra në monitorimin, analizimin dhe raportimin mbi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Ky është cikli i pestë i Shkollës për Integrime Evropiane, e mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), i cili implementohet në bashkëpunim me OJQ-në Lëvizja Evropiane në Serbi dhe OJQ-në Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë, e cila implementon modulin e mbrojtjes së mjedisit në Graçanicë.

Pin It on Pinterest

Share This