Propozim i përmbledhur të politikës praktike për kualitetin e përkthimit të ligjeve kosovare në gjuhën serbe është prezantuar sot në kuadër të platformës për avokim “Empirica” në Qendrën e energjisë qytetare në Mitrovicën e Kosovës. Këtë dokument e ka përpiluar Platforma për analizë dhe hulumtim e cila përmbahet nga 15 organizata të shoqërisë civile që veprojnë në veri të Kosovës, dhe për realizimin e këtij projekti ishin përgjegjës OJQ Aktiv dhe OJQ CPT.

Konferencën ka hapur Sara Ostojić, menaxhere e Qendrës së energjisë qytetare, duke prezantuar “Empirica” si një nga programet e kësaj Qendre e cila shërben si platformë për lobim.

““Empirica” është pronësia e të gjithë entuziasteve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, të gjithë njerëzve të cilët ka dëshirë të përmirësojnë këtë shoqëri. Në dëshirojmë të ndihmojmë të gjitha organizatat, ti ofrojmë hapësirën për fillimin e debateve publike, të lidhim atë me media, të caktojmë takimet me vendim-marrësit. “Empirica” është diçka shumë më gjerë, është vendi ku shoqëria civile dhe sektori joqeveritar vepron dhe me fuqitë të përbashkëta krijon mënyrat për lobim dhe propozon zgjidhjet për problemet të caktuara. Ideja jonë sot nuk është vetëm identifikimi i problemit së shkeljes e të drejtës në gjuhë. Ne nuk dëshirojmë vetëm të konstatojmë problemet, në insistojmë në zgjidhjen të tyre”, ka thënë ajo.

Milica Andrić, menaxhere në OJQ Aktiv, theksoi rëndësinë e këtij dokumenti jo vetëm për bashkësinë serbe, por edhe për të gjitha bashkësitë në Kosovë.

“Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë, dhe për këtë arsye të gjitha ligjet do të duhej të jenë të përkthyer në gjuhën serbe. Mirëpo, fakti është që përkthimet e ligjeve janë në nivelin jo të kënaqur. Na u deshtë një vitë trening dhe punë për të krijuar këtë dokument shumë të shkurtër, nga rëndësia shumë e madhe dhe përmbajtje serioze”, ka thënë Andrić.

Rekomandimet të Platformës qysh kjo situatë të përmirësohet janë drejtuar në disa drejtime. Kuvendi i Kosovës këshillohet të miraton dekretin e jashtëzakonshëm sipas të cilit mund të bëhet lektura e ligjeve të përkthyera. Përfaqësuesit serb luten të kushtojnë më shumë vëmendje në kualitetin e përkthimeve, dhe të protestojnë ashpër ose ta refuzojnë rishikimin e ligjit i cili nuk është përkthyer në nivel të kënaqshëm. Njëri prej rekomandimeve është që të gjithë përkthyesit të institucioneve në nivelin central të bëhen një trup, dhe se institucionet kosovare të punësojnë numër më të madh të lektorëve të cilëve gjuha amtare është serbe. Në fund, Platforma ka rekomanduar që të punohet më shumë në edukimin dhe monitorimin e shërbimeve të përkthimit, si dhe të hartohet leksikoni ligjor shqip –serbisht.

Jelena Vićić e cila ka qenë koordinatore e projektit, ka kritikuar situatën e tanishme dhe ka treguar një fakt shqetësues që në përkthimin e Kodit Penal të Kosovës në gjuhën serbe gjenden mbi 5.000 gabime. Këto janë të dhënat ke të cilat ka ardhur ekipi i hulumtuesve, ekspertëve në lëmin e drejtësisë dhe linguistikës të publikuara në Lajmet e Frankfurtit. Hulumtimin e ka realizuar dhe koordinuar Jelena Petković, gazetare e Lajmeve, ndërsa mendimet të ekspertëve kanë dhënë: Nora Bezera, profesoresha e gjuhës shqipe, dr Darko Simović, profesor i të drejtës kushtetuese dhe avokatët Nebojša Vlajić dhe Goran Petronijević.

“Jemi fokusuar në atë ta zbulojmë se kush po i përkthen ligjet dhe pse ato përkthime janë aq të dobëta. Kemi zbuluar se në institucione qendrore ekzistojnë vetëm 48 përkthyes zyrtar, dhe vetëm njërit prej tyre gjuha serbe është gjuhë amtare”, ka konstatuar ajo.

Slaviša Mladenović, komisionari për gjuhët në Kosovë, ka komentuar aplikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës, duke theksuar që Zyra e komisionarit për gjuhët është e vetëdijshme për këtë problem dhe në mënyrë aktive merret me zgjedhjen e tij.

Gjuha është njëra nga elementet më të rëndësishme të një kombi, kjo për ne nga Kosova është e qartë sepse ne me këtë problem po ballafaqohemi  çdo ditë. Rekomandimet e juaja janë shumë të ngjashme me zgjedhjet në të cilat ne po insistojmë. Përkthimet nuk janë në nivel të duhur, gjë që mund të prodhon interpretime të ndryshme të ligjit gjatë zbatimit të tij. Respektimi i drejtës në përdorimin e gjuhës është refleksioni i respektimit të sundimit të ligjit në përgjithësi. Gjithashtu jemi dëshmitarë të mosrespektimit të shumë të drejtave tjera, si për shembull e drejta për kthim apo pronë. Për atë arsye është e rëndësishme puna e sektorit e OJQ-ve e cila ngrit vetëdijen që qytetarët mund ta ngrisin padinë e cila në rastin më të keq mund të ketë pasoja serioze. Sa jemi më afër integrimeve të BE, përkthimet të këtyre ligjeve do të jenë më të rëndësishme. Mirëpo, ato nuk duhet të jenë rezultat i presionit të integrimeve në BE, por proces normal lidhur me sundimin e ligjit”, ka theksuar Mladenović.

Në konferencë ka folur edhe Stefano Njoki, këshilltar për çështjet e bashkësive pranë përfaqësuesit special të BE në Kosovë.

“Komisioni evropian jep rendësin më të madhe hulumtimeve dhe shkrimin e propozimeve të politikave praktike. Shoqëria civile paraqet urën ndërmjet institucioneve qeveritare dhe njerëzve të rëndomtë, përkatësisht bashkësive të cilëve duhet t’ju ndihmohet të zgjidhin problemet të tyre. Puna e juaj është shumë vitale dhe BE atë e njeh”, ka thënë ai.

Sehadin Shok, zyrtar për politikën praktike për komunitete në kuadër të misionit të OSBE-ës në Kosovë, ka thënë që OSBE e ka shkruar seritë e raporteve për implementim të dobët e LPGJ.

“E rëndësisë së madhe është të fokusohet në implementimin e LPGJ jo vetëm në nivelin central, por edhe në nivelin lokal, komunal. Numri i përkthyesve të cilit punojnë në strukturat komunale është jashtëzakonisht i vogël, e në disa komuna as qe i kanë, atëherë qytetarët shpesh nuk kanë çështje në dokumentet në gjuhën e tyre amtarë. Ligji për drejtat e pronësisë përmban mbi 500 gabime, e disa shprehje janë përkthyer në atë mënyrë që nuk kanë kurrfarë kuptimi në gjuhën serbe”, ka thënë Shok.

Në pyetjen a është ky problemi i shkeljes e së drejtës në gjuhë problem i kapacitetit apo problem i dëshirës politike, Mladenović ka thënë: “Është e mundur që ky problemi është lënë i pazgjedhur ashtu që ai do të lë si argument për disa kompromise politike. Politikanët tonë e përdorin atë shumë shpesh, mirëpo në fund në Kuvend votojnë për ligjet të cilët i kanë gabimet drejtshkrimore”.

Platforma për analizë dhe hulumtim është marruar si pjesa e projektit “Përforcimi i kapacitetit të shoqërisë civile për të ndikuar në mënyrë ma efektive në procesin e vendim-marrjes” të financuar nga ana e BE.

Pin It on Pinterest

Share This