TV Show Sporazum

TV emisioni “Sporazum” (“Marrëveshja”) është emision politik i krijuar me qëllim të informoi njerëzit dhe të hapë diskutim për çështjet e rëndësishme politike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë. Ideja e këtij emisioni është inicimi i bisedës për pyetjet aktuale dhe problemet e njerëzve të zakonshëm jo vetëm në nivelin lokal, por edhe në nivelin regjional, dhe me këtë arsye të ndikon në perceptimin e qytetarëve për këto pyetje në tërë regjionin. Përveç këtij, ky emision jep mundësi unike njeriut të zakonshëm të dëgjohet zëri i tij dhe mendimi, si dhe të bënë pyetje në mënyrë direkte anëtarëve të politikës së lartë elitare e cila është ulur në TV studion tonë.

“Sporazum” transmetohet dy herë në muaj në të gjithë kanalet e Rrjetit TV (RTV “MIR”, RTV “Puls” dhe RTV “Herc”), RTV “KIM” dhe Rrjetit “Kosma” (Radio “Gorazhdevac”, Radio “Kontakt plus”, Radio “Herc”, Radio “KIM”, Radio “Puls” dhe Radio “Kllokot”).

TV shows

Sporazoom 3 / 5 - Pjesëmarrja e qytetarëve në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (VIDEO)

Në emisionin e ri folëm për pjesëmarrjen e qytetarëve në Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me Jeta Krasniqin nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Mark Savkoviqin (Marko Savković) nga Qendra e Beogradit për Ekselencë Politike.

Opširnije...

Sporazoom 3 / 5 - Pjesëmarrja e qytetarëve në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (PROMO)

Në Sporazoomin e ri flasim për pjesëmarrjen e qytetarëve në Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Mysafirët e emisionit, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës në Prishtinë dhe Mark Savkoviq (Marko Savković) nga Qendra e Beogradit për Ekselencë Politike. Sporazoom është në skemë programore të mërkurën, më 24 tetor nga ora 21 në kanalet e TV rrjetit të pavarur, RTV Kim dhe TV Mitrovica.

Opširnije...

Sporazoom 2/ 5 - Ngecja e Dialogut të Brukselit (VIDEO)

Në Sporazoomin e ri flasim për ngecjen e dialogut të Brukselit dhe perspektivat për vazhdimin e tij. Në cilin drejtim po zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës? 20 vjet pas ndërprerjes së konfliktit të armatosur dhe gjashtë vjet e gjysmë negociata në Bruksel, a po shkojmë nga normalizimi apo në të kundërtën?

Opširnije...

Sporazoom 2/ 5 - Ngecja e Dialogut të Brukselit (PROMO)

Në Sporazoomin e ri flasim për ngecjen e dialogut të Brukselit dhe perspektivat për vazhdimin e tij. Në cilin drejtim po zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës? 20 vjet pas ndërprerjes së konfliktit të armatosur dhe gjashtë vjet e gjysmë negociata në Bruksel, a po shkojmë nga normalizimi apo në të kundërtën?

Opširnije...

Sporazoom 1/5 - Drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse (juridikisht të detyrueshme) të Prishtinës dhe Beogradit (VIDEO)

Nëse keni humbur premierën e mbrëmshme të emisionit të ri Sporazoom, mund ta shikoni në linkun më poshtë.

Opširnije...

Sporazoom 1/5 - Drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse (juridikisht të detyrueshme) mes Prishtinës dhe Beogradit (PROMO)

Në emisionin e parë të Sporazoom në sezonin e ri flasim për iniciativat për demarkacion, respektivisht korrigjim të kufijve. Mysafirët: Bodo Veber nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore dhe Nenad Radosavleviq, drejtor i RTV Mir. Këto të mërkurë nga ora 21!

Opširnije...

Sporazoom 10 - Perspektivat e Dialogut të Brukselit (VIDEO)

Mysafir në emision ishin Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Agron Bajrami, kryeredaktori i Kohës Ditore dhe Aleksandër Qorac, anëtar i Forumit Kombëtar Serb.

Opširnije...

Sporazoom 10 - Perspektivat e Dialogut të Brukselit (PROMO)

Mysafir në emision ishin Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore dhe Aleksandër Qorac, anëtar i Forumit Kombëtar Serb.

Opširnije...

Lajm

Pjesëmarrja e qytetarëve në Dialogun e Brukselit

Pjesëmarrja, respektivisht roli i qytetarëve në Dialogun e Brukselit dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ishte tema e Sporazoomit të ri. Mysafir në këtë episod ishin Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës në Prishtinë dhe Mark Savkoviq (Marko Savković) nga Qendra e Beogradit për Ekselencë Politike

Opširnije...

Sporazoom për vazhdimin e Dialogut të Brukselit nga këndi analitik

Në emisionin e ri të Sporazoomit, të dytit me radhë në sezonin e ri, analistët nga Prishtina dhe Beogradi, Ramush Tahiri dhe Dushan Janjiq flasin për vazhdimin e Dialogut të Brukselit, respektivisht sa larg jemi nga dokumenti përfundimtar.

Opširnije...

A kontribuon demarkacioni/korrigjimi i kufirit në normalizim?

Në Sporazoomin e ri që do të transmetohet nesër në mbrëmje flitet për iniciativat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për demarkacionin, përkatësisht korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Për aspektet e brendshme dhe të politikës së jashtme të ndryshimeve eventuale territoriale në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe fazës së re të Dialogut të Brukselit që duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme flasin: Bodo Veber, analist dhe bashkëpunëtor i lartë nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore dhe Nenad Radosavleviq, pronari i RTV Mir në Leposaviq. Emisioni i parë në ciklin e ri të Sporazoom do të transmetohet nesër në ora 21 në kanalet e Rrjetit të Pavarur të TV-ve dhe Radiotelevizionit të Mitrovicës.

Opširnije...

Për skenarët e mundshëm të Dialogut të Brukselit në Sporazoom-in e ri

Episodi i fundit i "Sporazoom", para pauzës verore, trajtoi kryesisht skenarët potencialë të Dialogut të Brukselit, por edhe shumë tema të tjera aktuale. Mysafir ishin Aleksandër Qorac, anëtar i Kryesisë së Forumit Kombëtar Serb, Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore dhe Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike. Ndiqni Sporazoom-in të mërkurën në terminin e rregullt në orën 21 në kanalet e TV rrjetit, RTV Kim dhe TV Mitrovicë.

Opširnije...

Intervistë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë

A paraqet kjo ndalimin ose ndërprerjen e Dialogut të Brukselit, cilat janë sfidat dhe perspektivat? Cilat janë shkaqet dhe pasojat e sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre në Kosovë? Dhe, cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në fatin e Kosovës? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Rori O Konel, i është përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera. Këtë të mërkurë, më 13 qershor nga ora 21 në kanalet e TV rrjetit, RTV Kim dhe TV Mitrovica!

Opširnije...

Episodi i tetë i sezonit të ri

Mysafir në emisionin e ri ishin: Aleksandër Gjikiq, kryetar i Forumit Kombëtar Serb dhe Nenad Rashiq, ish ministër në Qeverinë e Kosovës. Çfarë fshihet prapa skenës diplomatike, sa pyetën serbët vendor për jetën e tyre në Kosovë, ishin vetëm disa nga pyetjet në të cilat të merrni përgjigje në episodin e ri. Na ndiqni të mërkurën, nga ora 21 në kanalet e TV rrjetit, RTV Kim dhe TV Mitrovica!

Opširnije...

Skena kulturore e Kosovës - episodi i ri

Është incizuar episodi i ri i Sporazoom-it, në të cilin u fol për gjendjen e kulturës në Kosovë: a ka bashkëpunim midis serbëve dhe shqiptarëve, si mund të avancohet dhe nëse fare mund të jetë mjet për normalizimin e marrëdhënieve. Mysafir ishin dramaturgja e Teatrit Bitef, Jellena Bogavac, drejtori i Galerisë “Akvarijus”, Aleksandër Dungjerin dhe aktori dhe regjisori Enver Petrovci Episodin e ri mund ta ndiqni të mërkurën, më 16 maj nga ora 21 në kanalet e anëtarëve të TV rrjetit, RTV Kim dhe TV Mitrovica!

Opširnije...

Sporazoomi i ri për pesë vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit

Në episodin e ri të Sporazoom-it, folëm për 5 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit: mbi rezultatet e arritura dhe ato që ende duhet të realizohen. Për këtë temë folën ish-ministri për Kosovë dhe Metohi Goran Bogdanoviq, analisti nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu dhe kryeredaktor i Kontakt Plus, Zheljko Tvrdishiq. Ndiqeni emisionin në kanalet e TV Mreža, më 18 prill, ora 21.

Opširnije...
«1 2 3 4 5 6 7 »