Platforma për përfaqësim “Empirica”

Pjesëmarrja e Serbëve nga Kosova në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit është shumë e dobët, ndërsa konsensusi për pjesëmarrjen e tyre më të gjatë në sistemin politik kur nuk është arritur. Në rrethanat të tilla, gjerë me tani nuk ka ekzistuar ndonjë nxitje më e rëndësishme për kyçen e sektorit civil në proceset të monitorimit të pushtetit apo platformës e cila do t’ia lehtësoi përfaqësimin e zgjidhjeve të caktuara që mund të merren ekskluzivisht në nivel të lartë politik. Në anën tjetër, ngjarjet e fundit politike tregojnë për nevojën më të madhe për hapjen e hapësirave të tilla publike në të cilat sektori publik do të mundë të arrijë njërën prej roleve të tija më të rëndësishme-mbikëqyrjen e pushtetit dhe kyçen në proceset e vendimmarrjes. Për këtë arsye kemi vendosur të krijojmë “Empirica”, platformën për përfaqësim të qytetarëve, me qëllim që pjesëtarëve të bashkësisë serbe e cila jeton në Kosovë t’ua ofrojmë hapësirën në të cilën ata do të mund të fillojnë iniciativa të tyre dhe të kyçen në proceset e vendimmarrjes. Kjo platformë dëshiron të mbledhë dhe të nxitë përfaqësuesit të sektorit civil në bisedë për tema të rëndësishme për komunitetin serb, zhvillimin e propozimeve të politikave praktike dhe t’ia lehtëson lidhshmërinë e tyre me vendimmarrësin në nivelin qendror dhe lokal. Megjithatë, “Empirica” promovon hulumtimet, punët politike dhe propozimet për zhvillim e politikave të reja të cilat, sipas fakteve empirike, tregojnë që ekzistojnë probleme të caktuara të cilët i mundojnë pjesëtarët e bashkësisë serbe.

Lajm

KOSOVO: VENDI I PASAPORTAVE SPECIALE

Liria e lëvizjes për shtetas të Serbisë me vendbanim në Kosovë, persona me pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë, është cenuar dukshëm me kufizim apo pamundësim të përdorimit të dokumenteve të lartpërmendura të udhëtimit. Një situatë e tillë është si rezultat i marrëveshjes së paqartë të Brukselit që lejon shumë hapësirë për interpretime dhe implementim të mundshëm që në praktikë paraqesin probleme burokratike.

Opširnije...

U mbajt forumi “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”

Në hapësirat e AKTIV-it më 1 dhjetor 2017 u mbajt forumi “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, i organizuar në dy panele. Në panelin e parë është folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në kontekstin e aktit të detyrueshëm juridik si kusht për integrimin e mëtejmë në Bashkimin Evropian për Beogradin dhe Prishtinën, deri sa në panelin e dytë është folur për proceset e integrimit dhe perspektiven evropiane të Serbisë dhe Kosovës.

Opširnije...

Sa më parë të zgjidhet problemi i qasjes së dokumenteve identifikuese në Kosovë

MITROVICA E KOSOVËS – Për kundër faktit se të gjithë banorët e Kosovës kanë të drejtë në shtetësi të dyfishtë dhe dokumentet të dyfishta, Qeveria e Kosovës nuk po arrin që qytetarëve t’ua siguroi qasje në shërbimet më elementare.

Opširnije...

OJQ AKTIV – EMPIRICA PLATFORMA PËR PËRFAQSIM - Konferenca: Qasja dokumenteve personale dhe të udhëtimit

OJQ AKTIV – EMPIRICA PLATFORMA PËR PËRFAQSIM Konferenca: Qasja dokumenteve personale dhe të udhëtimit e mërkure 27. qershor 2017. AKTIV – Qendra e energjisë qytetare, “Kralja Milutina” 183a Mitrovica V. 11:00 – 12:30

Opširnije...

Empirica: Kampanja informative e nevojshme për marrëveshjen lidhur me targa

Katër organizata joqeveritare nga Kosova Veriore (ACDC, Qendra Humane, Radio Kontakt Plus dhe Aktiv) kanë organizuar konferencën për marrëveshjen e arritur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për targat në kuadër të platformës për avokim Empirica. Në konferencë është kërkuar që të zbatohet kampanja informative nga anët të cilat kanë marrë pjesë në dialog, duke përfshire edhe zyrën e BE në Kosovë.

Opširnije...

Librat mësimore: problemet lokale - praktika regjionale

Më 29. mars prej orës 11:00 në Prishtinë, OJQ AKTIV ka mbajtur konferencën përkitazi me problemin e distribuimit dhe importimit të librave mësimore nga Serbia për shkollat dhe nxënësit në Kosovë të cilët mësimet i vijojnë sipas planit dhe programit të Republikës së Serbisë. Konferenca është organizuar në kuadër të platformës për përfaqësimin Empirika, me qëllim që ti alarmojnë institucionet kosovare dhe opinionin publik për problematikën e vështirësuar lidhur me implementimin të planeve dhe programeve arsimore për shkak të cilëve dëm më të madh kanë nxënësit. Në konferencë kanë marrë pjesë Ombudsmani kosovar, zotëri Hilmi Jashari, zëvendësi i ministrit kosovar për arsim zotëri Usmen Ballxhi, kryetari i këshillit kombëtarë shqiptarë në Serbi, zotëri Jonuz Musliu dhe zotëri Ranđel Nojkić, ish drejtor i PTT i Serbisë për Kosovë.

Opširnije...

Prezantimi i propozimit të përmbledhur të politikës praktike

Të ënjtën, më 28 janar duke filluar në ora 12:30, në Qendrën tonë e energjisë qytetare do të mbahet konferenca në të cilën do të prezantohet propozimi i përmbledhur të politikës praktike për kualitetin e përkthimit të ligjeve kosovare në gjuhën serbe.

Opširnije...

E para me radhë “Empirica” i bënë thirrje në transparencën e dialogut të Brukselit

Përfaqësuesit e pesë organizata joqeveritare nga veriu i Kosovës (OJQ “Aktiv”, OEK “Sinergija”, OJQ “ACDC”, Qendra Humane dhe Radio Kontakt plus) kanë marrë pjesë në debatin për transparencën e marrëveshjes së Brukselit në kuadër të platformës për avokim “Empirica” më 17. tetor në Qendrën e energjisë qytetare në Mitrovicën veriore.

Opširnije...
«1 2 3 »