SHIE 2018 Vizitë studimore në Beograd

Pjesëmarrësit e Shkollës për Integrime Evropiane të këtij viti në kuadër të programit të rregullt vizituan institucionet dhe organizatat serbe në Beograd më 6 dhe 7 dhjetor.

Në ditën e parë, në një darkë punë pjesëmarrësit diskutuan dhe shkëmbyen përvojat me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Shkolla e Hapur e Beogradit, Fondi i Beogradit për Ekselencë Politike dhe Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.

Pjesëmarrësit e modulit të sundimit të ligjit ditën e dytë vizituan Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), ku biseduan me gazetarët dhe punonjësit tjerë rreth metodave të raportimit dhe problemeve me të cilat ballafaqohen në punë.

Pasoi një takim shumë interaktiv në hapësirat e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë me zyrtarët e tyre që merren me çështjet e integrimit evropian dhe Kosovës e Metohisë. Pas këtij institucioni, pjesëmarrësit vizituan Ministrinë e Integrimit Evropian ku përfaqësuesit e Sektorit për Koordinimin e Procesit të Anëtarësimit dhe të Monitorimit të MSA-së folën për funksionimin e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve.

Vizita u mbyll me një takim me përfaqësuesit e Grupit Punues të Konventës Kombëtare për BE-në për Kapitullin 35: Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Institutin për Zhvillimin Territorial dhe Forumin për Marrëdhënie Etnike.

Këtë vit, Shkolla për Integrime Evropiane zbatohet nga organizatat Lëvizja Evropiane në Serbi - EpuS, Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë - CSD dhe Aktivi, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS.