Ftese - Forum Future

OJQ Aktiv nga Mitrovica e Veriut ka kënaqësinë t'ju ftojë në konferencën e Forumit të së Ardhmës mbi stereotipet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Konferenca do të mbahet më 7 dhjetor në ora 13:00 në Civic Energy Center në Mitrovicën e Veriut.

Folësit do të jenë:

• Nebojša Vladisavljević, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd

• Bekim Blakaj, Drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare

• Živojin Rakočević, Gazetar.

Aktiv ka kryer një hulumtim për realizimin e kësaj konference, ku janë anketuar persona të komunitetit serbë dhe shqiptarë, si dhe janë realizuar dy fokus grupe (një për komunitet). Rezultatet janë përmbledhur në një raport të shkurtër që do të prezantohen gjatë konferencës dhe do të diskutohen nga panelistët (10-15 minuta). Diskutim do të hapet me audiencën pasi panelistët të japin komentet e tyre.

Do të ketë përkthim gjatë konferencës në tri gjuhë; serbisht, shqip dhe anglisht

Sinqerisht,

 

OJQ Aktiv