Edhe pas një viti, integrimi i gjyqësorit nuk është i plotë

Një nga shkaqet kryesore të mos efikasitetit të gjyqësorit në veri të Kosovës është mungesa e përkthyesve dhe më këtë edhe përkthimi jocilësor, janë konkluzionet e konferencës për gjendjen në gjyqësor, e cila u mbajt dje në Qendrën për Energji Qytetare.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, pa degë, ka vetëm dy përkthyes profesional, gjë që nuk është aspak e mjaftueshme, tha Millosh Markoviq (Miloš Marković), zëvendës administrator i Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ai vlerësoi se edhe integrimi nuk ishte bërë siç duhet, se gjithçka ishte e papërgatitur, se vetëm stafi është integruar, ndërsa pikat tjera të marrëveshjes nuk janë zbatuar. Nga 260 lëndë, sa janë dhënë në përkthim në gjuhën serbe nga gjyqtarët në muajin mars, asnjë nuk është përkthyer. Jo sepse gjykata nuk po bën asgjë, por për shkak se nuk ka mundësi fizike që ata t’i përkthejnë apo kryejnë ato lëndë", - theksoi Markoviq. Pas shpalljes së konkursit nga këshilli Gjyqësor për pesë përkthyes dhe 10 prej tyre, të cilat do të paguhen nga OKB, Markoviq beson se situata në të ardhmen do të jetë më mirë. 

Në konferencë, ACDC prezantoi rezultatet e një studimi mbi situatën e krijuar pas integrimit të gjyqësorit në veri të Kosovës.

Aleksandër Rapajiq (Aleksandar Rapajić), menaxher i projektit në ACDC, tha se u konstatua se besimi i qytetarëve në gjyqësor është ende shumë i dobët dhe se gjykatat, edhe pse janë krijuar dhe integruar formalisht, ende nuk funksionojnë në kapacitetin e tyre të plotë. “Ende zgjidhet vetëm një numër i vogël rastesh. Nuk janë zgjidhur problemet e rasteve të gjyqësorit të mëhershëm, atij serb. Pra, ekziston një vrimë në sigurinë ligjore dhe për shkak se rastet ende nuk po zgjidhen, ka pak besim të qytetarëve", tha Rapajiq.

Drejtori i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj, tha se problemet e krijuara nga “vakumi ligjor” në vitet e fundit ende nuk po nuk mund të zgjidhen dhe se në gjykatat në Kosovë janë mbi 300,000 raste dhe në disa raste qytetarët presin madje edhe deri 10 vjet për një vendim.

“Integrimin e sistemit në veri e pres si një proces. Nuk mund të presim diçka të madhe në fillim, por duhet të japim një kontribut të madh për ta përmirësuar këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur, praktikisht, por edhe me buxhet shtesë të Qeverisë, për të ndërhyrë në ato pjesë ku është e nevojshme", - tha Zekaj. 

“Gjendja në gjyqësor" është konferenca përfundimtare e projektit "Integrimi i gjyqësorit 6 muaj më vonë, ku jemi?", të cilin ACDC e zbatoi me radion Kontakt Plus.

Projekti u mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur– KFOS.