MSC: Për ushtrinë e Kosovës nga këndvështrimi i sigurisë

Ushtria e Kosovës ishte mënyra që Prishtina zyrtare, pas një serë dështimesh diplomatike, të ju ofroj qytetarëve diçka që do të krijonte përshtypjen se politika e autoriteteve aktuale është e suksesshme dhe se qytetarët e përkatësisë etnike serbe, veçanërisht ata në veri të Kosovës, nuk duhet të kenë frikë, sepse edhe me kuadrin ligjor të dakorduar ndërmjet NATO-s dhe Prishtinës u dakordua që ushtria të mos vendoset në veri pa miratimin e KFOR-it. Këto janë disa nga konkluzionet e bëra mbrëmë në Mitrovicën e Kosovës në një debat të organizuar nga OJQ “Aktiv” për transformimin e FSK-së në ushtri.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja beson se formimi i ushtrisë në vetvete ishte diçka që pritej dhe se mbështetja e Brukselit dhe e NATO-së mungoi vetëm për shkak të momentit të pafavorshëm politik në të cilin u zbatua vendimi.

"Ushtria e Kosovës nuk ka kapacitet për t'u përhapur në veri e as nuk ekziston vullneti politik, madje as logjika që do ta justifikonte atë. Së dyti, ekziston kjo korniza ligjore e dakorduar ndërmjet NATO-së dhe Qeverisë së Kosovës, sipas të cilës FSK-ja mund të vijë në veri vetëm me pëlqimin e NATO-së dhe KFOR-it. Kjo politikisht është shumë e rrezikshme dhe mendoj se nuk ka ndonjë arsye të ketë çfarëdo ndikimi fizik në komunitetin serb. Ka shumë lajme - të rreme", porositi Qehaja dhe theksoi se momenti në të cilin gjithçka po ndodh është e mbushur me emocione me të cilat mund të manipulohet lehtë.

Ish-drejtori i OJQ-së "Qendra Humane Mitrovicë" dhe hulumtues në fushën e sigurisë, Verolub Petroniq konsideron se arsyeja për frikën që është e pranishme në popullsi, veçanërisht në veri, qëndron në mosgatishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për t'i dhënë popullatës informacion të plotë se çfarë në të vërtetë do të thotë ky transformim për qytetarët.

"Prishtina nuk ishte e gatshme të jap fakte konkrete për vendosjen e mundshme të ushtrisë në veri, gjë që krijoi hapësirë për përhapjen e lajmeve të rreme. Nga ana tjetër, Beogradi fare nuk u morr me çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa është dashur ta bënte kaherë, që në vitin 1999", tha Petroniq.

Duke shpjeguar se si zhvillohet procesi i transformimit të forcave të sigurisë në ushtri, Qehaja tha se nuk duhet pritur ndryshime drastike në terren.

"Ekziston një plan në tri etapa, i cili do të duhet të zbatohet në dhjetë vitet e ardhshme. Në esencë, ndryshimi do të jetë në mandat. FSK-ja luante rolin e mbrojtjes civile, çminimit dhe kishte aftësi individuale ushtarake. Tani kanë mandat tipik mbrojtës", thotë Qehaja, duke shtuar se fjala është ekskluzivisht për një ushtri profesionale dhe se nuk do të ketë shërbim të detyrueshëm ushtarak në Kosovë.

Transformimi i ushtrisë do të nënkuptoj edhe një investim më të madh në armatim dhe disa ndryshime operative, siç është riemërimi i Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Petroniq gjithashtu thekson se do të rritet numri i ushtarëve.

"Tash do të jenë 5000 në përbërje aktive dhe 3000 ushtarë rezervë. Do të ketë një operative fluturuese, artileri, sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Në përgjithësi, do të ketë elemente të forcave të armatosura", shton Petroniq.

Duke folur për rolin e KFOR-it në Kosovë, të dy panelistët u dakorduan se formimi i ushtrisë në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në mandatin e misionit ushtarak ndërkombëtar, prania dhe roli i të cilit përcaktohen me Rezolutën 1244.

Duke komentuar deklaratat në të cilat akuzohet Prishtina se me vendim për të formuar ushtrinë ka shkelur kushtetutën e vet, Qehaja thotë se nga perspektiva e tij kjo nuk është e vërtetë. Ai vuri në dukje se mosmarrëveshja lindi për shkak të emrit të këtyre forcave, por po të kishte çfarëdo pengesash ligjore, asnjë partner bilateral i Kosovës nuk do ta mbështeste atë. Kështu, mbështetja erdhi nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Kroacia dhe shumë partnerë të tjerë, të cilët ose financiarisht ose përmes trajnimeve, kanë mbështetur formimin e ushtrisë.

Në pyetjen për të komentuar paraqitjen e pamfleteve në pjesën jugore të Mitrovicës, në të cilat popullata thirrej në mobilizim, gjë që shkaktoi shqetësim te banoret e veriut të Kosovës, panelistët theksuan se ishte qëllimi i dikujt për të manipuluar situatën edhe ashtu të tensionuar dhe se dihet se si bëhet thirrja në mobilizim sipas ligjit.

"Kjo është joserioze dhe nuk duhet të paraqet brengë për popullsinë", thanë panelistët.

Debati u organizua në Klubin Social të Mitrovicës në kuadër të projektit Qendra e Energjisë Qytetare të cilin e financon Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).