Është mbajtur punëtoria e dyta në Shkollën për Integrime Evropiane 2018.

Në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane në Qendrën e energjisë Qytetare sot është mbajtur pjesa e dytë e punëtorisë me temë sundimi i ligjit në nivel lokal.

Opširnije...

U mundësua njohja e martesave serbe dhe regjistrimi i lindjeve dhe vdekjeve me certifikata serbe në sistemin e Kosovës

Në fillim të shtatorit të këtij viti, në komunat në veri, ndërsa më herët në mbarë Kosovën, ka filluar së zbatuari vendimi i MPB-së së Kosovës me të cilin, në bazë të certifikatave serbe nga librat amzë të lindjeve, vdekjeve dhe martesave të lëshuara deri më 14 shtator 2016, mundësohet regjistrimi i gjendjes civile, respektivisht verifikimi i martesës ose regjistrimi i lindjes ose vdekjes së anëtarëve të familjes në regjistrin qendror të qytetarëve të Kosovës, u tha dje në një konferencë të organizuar nga organizata joqeveritare LINK në QEQ.

Opširnije...

Edhe pas një viti, integrimi i gjyqësorit nuk është i plotë

Një nga shkaqet kryesore të mos efikasitetit të gjyqësorit në veri të Kosovës është mungesa e përkthyesve dhe më këtë edhe përkthimi jocilësor, janë konkluzionet e konferencës për gjendjen në gjyqësor, e cila u mbajt dje në Qendrën për Energji Qytetare.

Opširnije...

Shkolla e Integrimeve Evropiane 2018: Sundimi i ligjit në nivel lokal

Në kuadër të punëtorisë së dytë me radhë të Shkollës për Integrime Evropiane sot u fol për sundimin e ligjit në nivel lokal.

Opširnije...

Vizita Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut

Grupi i sundimit të ligjit i këtij edicioni të Shkollës së Integrimeve Evropiane ishte sot në vizitë në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut. Pjesëmarrësit biseduan me kryetarin e këtij institucioni, Nikollë Kabashiq (Nikolom Kabašićem), i cili i njoftoi me juridiksionin dhe funksionimin e kësaj gjykate dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta që iu parashtruan me këtë rast. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit biseduan edhe me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Millan Bigoviq (Milan Bigović).

Opširnije...

Forumi i avokimit

Më 15 tetor, Qendra për Energji Qytetare ishte mysafire e forumit të avokimit, i cili synon integrimin dhe lidhjen e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe medias me vetëqeverisjet lokale në dhjetë komuna me shumicë serbe me qellim të avokimit dhe promovimit të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal.

Opširnije...

Përkundër prezencës së rritur të policisë, popullsia në veri të Kosovës nuk ndihet e sigurt

OJQ Qendra Humane Mitrovicë sot prezantoi raportin mujor për korrik, respektivisht rezultatet e "Securymetër", një projekt që paraqet nismën me qellim të vlerësimit të problemeve të sigurisë në katër komuna në veri të Kosovës nga ana e shoqëria civile.

Opširnije...

Janë mbajtur ligjëratat e para në Shkollën për Integrime Evropiane 2018.

Punëtoria e parë dyditore prej disa sosh në modulin për sundim të ligjit në Shkollën e këtij viti për Integrime Evropiane u mbajt më 28 dhe 29 shtator në Qendrën për Energji Qytetare në Mitrovicë.

Opširnije...

Analiza e trendit

Më 25 shtator, Qendra e Energjisë Civile në Mitrovicën e Veriut mirëpriti prezantimin e Analizës së Trendit 2018 të OJQ-së AKTIV. Ky publikim është produkt i hulumtimit vjetor të opinionit publik që zhvillohet në katër komuna veriore; Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. 800 persona u anketuan për këtë hulumtim. Rezultatet e Analizës së Trendit u prezantuan nga Udhëheqësi i Zyrës për Politika të OJQ-së AKTIV, Caleb Waugh. Maja Ficovic, gazetare në Radio Kosovska Mitrovica ishte moderatore e këtij diskutimi, dhe Nenad Radosavljevic, drejtor i TV Mir në Leposaviq, si panelist në këtë prezantim dha reflektime kritike mbi gjetjet e hulumtimit. Në prezantim u diskutua për gjetjet më të rëndësishme të analizës së trendit të këtij viti.

Opširnije...

Modeli i votimit në kosovë ka nevojë të thjeshtëzohet

Sot OJQ Aktiv dhe Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) organizuan një punëtori mbi drejtësinë zgjedhore dhe integritetin e zgjedhjeve në Kosovë në Civic Energy Center, ku morrën pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për procesin zgjedhor - Xhemajl Peçani, në emër të Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Mul Desku, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shyqyri Sula, Kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, si dhe anëtarë të organizatave relevante të shoqërisë civile dhe qytetarë të interesuar në këtë temë. Punëtoria u mbështet nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Ambasadës Zvicerane.

Opširnije...

Janë mbajtura ligjëratat e para në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane 2018

Cikli i pestë i Shkollës për Integrime Evropiane filloi me seminarin e hapjes në Vërnjaçka Banjë, i cili u mbajt këtë fundjavë.

Opširnije...

OJQ E drejta e gruas dhe Zyra e Avokatit të Popullit në Kosovë: Të drejtat e njeriut janë të rrezikuara nga politika

OJQ "E drejta e gruas" ka organizuar në Qendrën e Energjisë Qytetare trajnim për përfaqësuesit e organizatave civile lidhur me zbatimin e Ligjit për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të të cilit është edhe Ligji për Barazi Gjinore, si dhe Ligji për Punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Opširnije...

Pjesëtarë të "Empirika" në Graçanicë rreth aktiviteteve dhe qëllimeve

Graçanicë - Përfaqësuesit e dhjetë organizatave joqeveritare serbe ranë dakord dje në një takim në Graçanicë dhe nënshkruan një dokument që përcakton qëllimet, parimet organizative dhe funksionimin e platformës së avokimit - "Empirika". Ky dokument synon të përcaktojë parimet themelore të punës për platformën e avokimit "Empirika" dhe të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e organizatave anëtare.

Opširnije...

Securymetër - Vlerësimi i gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës

Raporti mujor mbi gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës "Securymetër", me vlerësim për muajin qershor është prezantuar më 3 korrik në Qendrën për Energji Civile. OJQ Qendra Humane Mitrovicë, e cila është autor i këtij raporti, çdo muaj regjistron incidentet e sigurisë në veri, monitoron këshillat lokal dhe qendror për siguri dhe ofron konkluzione dhe rekomandime institucioneve të sigurisë.

Opširnije...

Orë publike e baletit publik në CEC

Shumica e qyteteve në komunitetet serbe në Kosovë nuk kanë shkollë të baletit klasik, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku krenohen me studion e tyre të baletit "Dunja Nikolić” (Dunja Nikolliq). Hapësirat për balet, funde valëvitës ngjyrë pembe janë oazë e vërtetë për çdo vajze. Të lumtura dhe të gëzuara, ato menjëherë me taktet e para të muzikës me seriozitet zënë qëndrimin e baletit. Kështu fillon me bazat e qëndrimit dhe lëvizjet. Balerinat e vogla njihen me teknikën dhe rregullat nga mosha pesë-gjashtë vjeçare.

Opširnije...

Teatri Forum: Fytyrat e fshehura

Të enjten, më 21 qershor, në Qendrën e Energjisë Qytetare, trupa e aktorëve të OJQ Artpolis luajti në një shfaqej që përfaqësonte sintezën e një teme aktuale - dhuna gjinore me komoditetin e ambientit dhe privatësisë që ofron të shkuarit në psikoterapi.

Opširnije...

SHTYHET AFATI PËR APLIKIM NË KONKURSIN E SHKOLLËS PËR INTEGRIME EVROPIANE

Për shkak të interesit të madh, afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për Konkursin e Shkollës për Integrime Evropiane është zgjatur deri më 28 qershor! Aplikoni për një nga modulet e ofruara: 1. sundimi i ligjit dhe 2. mbrojtja e mjedisit dhe politika mjedisore.

Opširnije...

FTESË PËR APLIKIM NË KONKURSIN E SHKOLLËS PËR INTEGRIME EVROPIANE

OJQ "Aktiv" fton të gjithë zyrtarët e interesuar të institucioneve publike dhe institucioneve të vetëqeverisjes lokale, anëtarët e organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesit e mediave dhe të sektorit të biznesit, si dhe studentët në studime pasuniversitare nga veriu i Kosovës për të aplikuar për ciklin e ri të Shkollës së Integrimeve Evropiane në Mitrovicën e Veriut nga 1 korriku (me një pushim veror njëmujor).

Opširnije...

Përkthimet e dokumenteve nga gjuha shqipe në serbisht janë të dobëta dhe të shtrenjta

Çmimi i përkthimit të vetëm një faqeje nga shqipja në serbisht ose anasjelltas në disa ministri të Kosovës është mbi 10 euro. Përveç faktit se përkthimi është kryesisht i keq, i njëjti është gjithashtu shumë i shtrenjtë, tregon raporti i bërë nga OJQ "Aktiv" për cilësinë e përkthimit të ligjeve të Kosovës nga gjuha shqipe në atë serbe.

Opširnije...

Forum Future: “Vuçiq dhe Thaçi mësuan nga tekstet më të mirë shkollor të historisë"

Konfliktet historike midis shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë pasur dimension të tmerrshëm dhe duhet ballafaquar të kaluarën, u tha sot ndër të tjera në "Forum Future" të mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Opširnije...
«1 2 3 4 5 6 7 8 9 »

Facebook