Izvor podataka

Në tri vitet e ardhshme, çdo i treti person nga enklava serbe planifikon të largohet nga Kosova!

Rezultatet e studimeve të fundit statistikore të kryera nga OJQ AKTIV në komunitetet serbe në jug të lumit Ibër tregojnë për gjendjen alarmuese në të cilën të rinjtë e gjejnë veten. Në bazë të hulumtimit u zbulua se vetëm 32% të njerëzve të anketuar, të cilët ishin mes moshës 18 dhe 30, shprehën dëshirën të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre aktual. Një numër proporcionalisht i ngjashëm i të anketuarve pohuan se ata ose kishin vendosur për t'u larguar (35%) ose që ishin seriozisht duke e konsideruar atë (33%). Të rinjtë e Kosovës mendojnë që shkaku kryesor i migrimit është papunësina (48.5%), si dhe standardet më të larta të jetesës në vendet e tjera (19.5%). Ndër të anketuarit që shprehën dëshirën për t'u larguar nga vendi i tyre i banimit, 56% thanë se planifikojnë ta bëjnë këtë tre (3) vitet e ardhshme. Ne bazë të përgjigjeve, thuhet se qeveritë lokale nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të rinjtë (66%) dhe ata në përgjithësi nuk u përgjigjen nevojave të të rinjëve (74.6%). Ky hulumtim u zhvillua si pjesë e “Point One Program” brenda kornizës së projektit “Civic Energy Center”, që mbështet nga Fondi i Granteve për Shoqërinë Civile.

Opširnije...

Point One: Kosova - Zonë e pasaportave të veçanta

Ky hulumtim është hartuar për nevojat e projektit Point One (.1). Rezultate e tij kanë shërbyer për mbështetjen e informatave në Konferencën “Kosova: zonë e pasaportave të veçanta”, në kuadër të platformës përfaqësuese Empirika, ndërsa do të vazhdoj të shërbej edhe për publikime të tjera analitike. Hulumtimin e ka bërë OJQ Aktiv në kuadër të projektit Point One:, të cilin e zbaton Qendra për Energji Qytetare. Projekti financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (Kosovo Foundation for Open Society). Mostra: 200 të anketuar Metoda: F2F Periudha e hulumtimit: 20-25 janar 2018 Mosha mesatare e të anketuarve: 43,24 vjeç (më i riu 18, më i moshuari 76 vjeç) Meshkuj 115 (57,5%), Femra 85 (42,5%).

Opširnije...

Qytetarët për marrëveshjen për targa

Ky hulumtim është përgatitur për nevojat e projektit Point One (1). Rezultatet të tij janë përdorur për mbledhjen e informatave në kuadër të platformës për avokim “Empirika”, e do të vazhdojnë t’i shërbejnë edhe për publikime tjera analitike. Hulumtimin kanë zbatuar pesë organizata: Klubi edukativ rinor Sinergija, Qendra për përfaqësim e kulturës demokratike ACDC, radio Kontakt Plus, Qendra Humane Mitrovica dhe OJQ Aktiv, në kuadër të projektit Point One të cilin e zbatoi Qendra e energjisë qytetare.

Opširnije...

Analiza e trendit

Autorët e hulumtimit: MA Nikola Jović, Milica Andrić, Sara Ostojić

Opširnije...

Lëvizja e lirë në Kosovë

Ky hulumtim është përgatitur për nevojat e projektit Point One (1). Rezultatet e këtij projekti janë shërbyer për konfirmimin e informacioneve në TV emisionin “Sporazum”. Hulumtimin e ka zbatuar OJQ “Aktiv” në kuadër të projektit Point One të cilin e zbaton Qendra e energjisë qytetare. Ky projekt është financuar nga ana e Fondacionit Kosovar për shoqëri të hapur (Kosovo Foundation for Open Society). Autoret e hulumtimit: Sara Ostojić dhe Milica Andrić

Opširnije...
«1 »

Facebook